Nusja e Borës — Kështjellë e Besës
Amaneti i nënës mbetet i gdhendur mbi gur, si zjarr i shenjtë që s’e shuan asnjë furtunë;
Engjëjt e tokës u ngjitën në qiellin e kaltër,
Nëna me thinja u bë kurorë mbi malet e larta.
Nga zjarri i zemrës shkëmbi u bë shpat, besa e burrit në gjoks iu bë dritë e artë;
E virgjër mbeti, burrneshë e qëndresës, me shpirt të pathyer në tempull të besës.
Aty ku dikur hodhi rrënjë jeta, u rritën fëmijët, u trashëgua e vërteta; me nder e me besë e mbrojti pragun,
Si shqiponjë që sfidon furtunën e gjakun.
Nuk e harroj atë portë të vjetër, ku malli rri zgjuar si zjarr në vatër;
Shpirti i përmalluar kërkon përqafimin, dhe zemra e heshtur i flet kujtimit.
Engjëllin e shtegut në ëndërr përqafonte, si dritë të përjetshme në shpirt e ruante;
flokët e saj u bënë
kurorë e bardhë, si dëborë e shenjtë mbi kreshtën e lartë.
Mbi malin-kështjellë qëndronte si zonjë, me besën në zemër e shpirtin si pronë;
gjoksi i saj digjej nga malli i pashuar, si prush që s’e mbyt as dimri i egërsuar.
Nëna puthte dheun ku prehej dashuria, ku heshtja e gurit ruante kujtimet e mia;
Shtrati i burrit gjente paqe e ngrohtësi, dhe diellin e donte si shenjë përjetësie.
Se dashuria s’vdes kur trupi pushon, ajo bëhet dritë që brezat i udhëzon; dhe besa, si shkëmb, qëndron në stuhi, se njeriu që lidh tokën me përjetësi.
Amaneti që mbetet
Amaneti i nënës s’është fjalë që tretet, është farë e shenjtë që në breza mbillet; është dritë që udhëheq nëpër errësirë, është zemra e Atdheut që rreh për liri.
Nuse e Borës, me kurorë prej drite, qëndro mbi shkëmbin e besës së ngritur; se nëna që dashuron nuk shuhet në mot, ajo bëhet diell, bëhet qiell, bëhet tokë.
