BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-PO U SJELL HËNËN O MIQ

Luan Sheshi-PO U SJELL HËNËN O MIQ

Po u sjell hënën o miq,
shijojeni…sa ju të doni,
e mos u tregoni të ligj,
errësirash…të mërgoni…

Ndjesë nëse s’e pranuat,
unë di të jem dhe fajtorë,
e me gurë po e përçnuat,
kryesh…do t’ua vë kurorë…

Rob dritëhijesh mos jeni,
delirëhedhur pas shpine,
sëfundmi…s’keni ku veni,
tek ajo…të derdhet lugine…

Po u sjell hënën o miq,
mëkatare…edhe pirate,
e mos u tregoni të ligj,
kur meket, porsi lugate…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT