BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-Në çdo shi të kërkoj...

Elvira Zeneli-Në çdo shi të kërkoj…

Në këtë vjeshtë, me qiellin e tretur në shi,
eci mbi gjethet që mbajnë gjurmët e mia.
Çdo hap më kthen te një copëz dashurie,
te një kohë që s’e tretën as vitet, as stuhitë.

Shiu troket mbi ombrellën e vjetër,
si gishta që kërkojnë një derë të mbyllur.
Nën këmbë kërcasin ditët e ikura,
ndërsa era ma sjell fytyrën tënde të humbur.

Kjo stinë zhvesh pemët, rrugët, kujtimet,
ua zbeh ngjyrat gjërave që dikur lulëzonin.
Por brenda meje ti nuk njeh stinë,
as gjethet që bien, as vitet që shkojnë.

Dhe unë vazhdoj, me shiun mbi supe,
duke të kërkuar në çdo udhë që marr.
Vjeshta i zhvesh pemët një nga një,
por s’ka stinë që të të shkulë nga zemra ime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT