Fryn një fllad si motra e dimrit.
( Aty ndodhem edhe unë.)
Më akuzojnë si shkelës i grimit,
se i bje fyellit nën gunë.
Jap e marr me fjalë të zgjedhura,
(por dritarja s’i hap kanatet…)
Ah, qënka vjelur edhe pjergulla!
Kush e di ,ku jep xhezapet!?
Fryn një fllad e më shton morincat .
( Syri më rrok një shegë të kuqe.)
Në flokët e tua shtoja kraficat…
Cili djalë, mund të jet pa huqe!?
Porta jote ,qënka kyçur me zinxhir
(e ylberët, një nga një, i fshiu mjegulla.)
Nuk ik; do të pres në të gëdhir,
Në dritare , një pëllumb, çal çal…
(Cila dorë rrëshqiti gurin?)
Nëse porta nuk hapet,
do futem në garë,
të fitoj hambarin, të strehojë grurin.
