BallinaVitrina e libritElham Pasha-Po pres portën që të hapet

Elham Pasha-Po pres portën që të hapet

Fryn një fllad si motra e dimrit.
( Aty ndodhem edhe unë.)
Më akuzojnë si shkelës i grimit,
se i bje fyellit nën gunë.

Jap e marr me fjalë të zgjedhura,
(por dritarja s’i hap kanatet…)
Ah, qënka vjelur edhe pjergulla!
Kush e di ,ku jep xhezapet!?

Fryn një fllad e më shton morincat .
( Syri më rrok një shegë të kuqe.)
Në flokët e tua shtoja kraficat…
Cili djalë, mund të jet pa huqe!?

Porta jote ,qënka kyçur me zinxhir
(e ylberët, një nga një, i fshiu mjegulla.)
Nuk ik; do të pres në të gëdhir,

Në dritare , një pëllumb, çal çal…
(Cila dorë rrëshqiti gurin?)
Nëse porta nuk hapet,
do futem në garë,
të fitoj hambarin, të strehojë grurin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT