BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Dilemë

Arjana Fetahu Gaba-Dilemë

Në çdo gotë që ti kthen,
Është një mëndje që të gënjen.

Në çdo fjalë që ti dëgjon,
Ke dy mëndje që e gjykon.

Në çdo hap që ti e hedh,
Ke dy mëndje e s’di ke zgjedh.

Dhe sa më lart që të shkosh,
Prap dy mëndje do dëgjosh.

Dhe këto dy mëndje të mëndjes tënde,
Duan vetëm pak guxim,
Aty është puna të zgjedhësh njërën,
E mos të jesh gabim.

(Tabelë qitje jeta jonë,
Jo gjithmonë 10ën shënon)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT