BallinaVitrina e libritRizah Reshani-MALLI PËR BUKËN E NËNËS

Rizah Reshani-MALLI PËR BUKËN E NËNËS

Nënë sot prapë më mori malli për Ty
Për ecejaket tua me nipat përdore
Për rrudhat tua nën sy.
Për një bukê çerepi, bukë nore.

Malli më mori për fjalën e butë
Për thinjat nën flokët nën shami
Për sexhdet tua, para Zotit të urtë
Qê fiskukturë më dukeshin mua si fēmijë.

Për hapat tu të lehtë nëpër dhomë
Kur unë përgatisja provimet për fakultet
Për gëzimin tënd të dëlirë si dëborë
Kur të tregoja se mora dhjetë.

Për përqafimet tona te kapixhiku
Kur kthehesha vonë nga puna në gazetë
E ti më rrëfeheshe si miku një miku
Për mundimet e ditës në verën e nxehtë.

Eh, moj nënë sa shumë rrije në prag
Duke më pritur të kthehem nga qyteti
Çudi,5 kilometra Ferizaj, të dukej larg !
Nuk ka besë nata thoshe, ka hyrë naleti.

Mallin për ty Nënë po e shprehi me vargje
Se zêrin ma mbyti bërthama në fyt
Veç me aparat merrem vesh në lagje
Flasin ende veç zemra dhe sytë.

Ky mall per ty nuk ka ilaq Nënë Xhemile
Kam mbetur i humbur në këte buzëpleqëri
Diçka po i mungon kësaj jetë sime
Shpirti yt i bardhë që më rriti me dashuri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT