BallinaVitrina e libritMimi Pane-NJË DITË…

Mimi Pane-NJË DITË…

Një ditë zgjata dorën,
mora pak jetë…
Vjeshta mbështolli ngjyrat,
natyra mbeti lakuriq!

Një ditë,
jeta mori vdekjen,
një grusht dhe u hodh mbi të,
shpirti më s’u duk…

Një ditë,
shpresa i dha shpresë jetës,
mbështjellë në rrënjët e zemrës,
prapë mbeti në errësirë.

Një ditë zgjata dorën…
Por jeta më s’ishte!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT