BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Zemra e një gruaje

Rubjana Nika-Zemra e një gruaje

Zemra e thyer e një gruaje,

si një pasqyrë ngjitur dhunshëm,

me dhjetëra copëza

shpërndarë kuturu,

e shumë prej tyre s’di se ku humbur.

Zemra e copëtuar e një gruaje,

për ngjitjen e saj s’kujdeset askush,

ngjitje e qepur me fije dhimbjesh,

për thyerjen e saj “u kujdes” dikush.

Zemra e kafshuar e një gruaje

nga dhëmbët e fanatizmit

xhelozisë,

nga plaga gjaku pikon papushim,

ku ngjyejnë shpirtrat” viktimat “e marrëzisë.

Zemra e plagosur e një gruaje

nga plumbat-thashetheme

të paditurisë,

dhe mjeku që pritet ta mjekojë

e balsamos me helmin e pabesisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT