Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të famshëm italian Milan-Inter, e cila do të zhvillohet sot në ora 21:00 në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Italisë, transmeton Gazeta Metro.
‘Derby della Madonnina’ ndryshe siç njihet kjo sfidë, do të përball sot dy skuadrat që vijnë nga qyteti i famshëm italian i modës, Milano.
Këtë sezon në dy sfidat që janë ndeshur këto ekipe në Serie A, kanë përfunduar njëra me rezultat të barabartë 1-1, kurse ndeshja tjetër në të mirë të ‘Rosonerëve’ të cilët kishin triumfuar me rezultat 2-1.
Formacioni zyrtar i Milan:
Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.
Formacioni zyrtar i Inter:
Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.