BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Letër nga nëna!

Anita Hoxha-Letër nga nëna!

Kur ta lexosh kêtê letêr une s’do jem mē,
Netëve te prita, me dritë hëne shqetësuar…
Lodhur vitesh, sa s’mund ta shoh më as atë,
Pleqëria, biri im, dritën duket ma ka shuar !

Je martuar, me kanë thënë bir, sa u gëzova !
Një urim ta shkruaja une doja, por s’munda,
S’di shtëpinë e re, kur e mbarove, a të mungova
A vallë vitesh, zemres tënde, un i humba !?

Ninullën tënde këndoj, nëpër shtëpi, me lotë
E më bëhet si dikur, në krah foshnje te mbaj
Malli i nenes nuk shuhet bir, as në tjetren botë
E as kur shpirti im të hesht e qielli të qajë !

Dhomën tënde, s’e kam prekur e rregullar,
Drita fshehurazi hynë dritares, në mengjes
S’di si mund ndër vite, nënën pa takuar…
U plaka bir, por pa te parë…s’dua të vdes !

Nga dhimbja, yt at iku, stë pa dot o djalë…
Një amanet ma la, t’a them unë ty ndër sy :
– Shpesh fshatit rreth, me këmbë i kishte dalë
E pêrtej reve i behej, sikur të shikonte ty…!

Nëna, s’do të mallkoi, pse kurrë ti s’e shikove,
Pse ditët e pleqërisë, zvarriti vetëm, pa njeri
Pse në aq vjetë, kurrë s’i fole , s’e kerkove..!
Nëna, shpirt, atje larg do të vij e t’flej tek ti.

Kur ti lexosh këto fjalë, unë s’do të jem më…
Ndoshta, ti do te kthehesh, te shtëpia e vjetër…
Pemë të thara, tjetër s’do të gjesh ti më, asgje…
Amanetet e dy prindëve, lënē në një copë letër !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT