BallinaVitrina e libritElona Zefi Prela-Dy botë, një dashuri

Elona Zefi Prela-Dy botë, një dashuri

(Zëri i Nënës)
Më fal, bir, që të dua kaq shumë,
më fal që natën akoma vij e të vëzhgoj,
të puth e të përkëdhel në gjumë.
Kam akoma atë aromën e foshnjës kur të ushqeja me gji,
edhe pse ty tani shtati të është bërë sa një lis e ke hyrë në burrëri.

Më fal që kudo dua të të bëhem urë,
prapë më fal, se do vazhdoj të të dua e të merakosem edhe më shumë.
Kam frikë, bir…
Nuk dua që të mbetesh shtigjeve pa rrugë,
kam frikë se hapi yt është akoma i brishtë,
sikur hapat e parë që hodhe në jetë.
Kam frikë si do ta kapërcesh këtë xhungël të egër e të pamëshirë,
në këtë botë që quhet jetë.

Më fal që nuk të shoh dot ndryshe,
ti, sa një lis, një burrë që kërkon lirinë, o biri im,
më i bukur se vetë dielli, hëna e yjet në sytë e mi!
Më fal, të thotë nëna, se mbaj merak gjithmonë për ty,
se të kam frymë, të kam evlad, o biri im.

Më fal, o bir, kur lotët mi sheh në sy,
si mund unë të mos bëhem urë për ty?
Por ti qetësisht e butësisht më sheh me ata të bukurit sy…

(Zëri i Djalit)
“Nënë, jetën time nuk e shoh siç e sheh ti…
ndaj, nëna ime e dashur, më lër, më lër të lirë tani,
jam burrë, jam lis,
e hapat në këtë jetë, vetë dua t’i livadhis

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT