BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Dashuria me sytë e mi!

Cerazela Kondi-Dashuria me sytë e mi!

Dashuri është,të më buzëqeshësh
dhe të zbosh sa më larg errësirën.
Dhe në vënd të saj,të vendosësh
një diell të ndritshëm.

Dashuria është,të më mbash dorën
dhe të më japësh forcë nga forca jote.
Në shpirt,të mos kem dëshpërim
as më, një fytyrë melankolike.

Siguria,që do të jesh pranë meje
çfarëdo që të më ndodhi.
Dhe nëse bie,ti mbështetje
përsëri të çohem.

Dashuria është,një det lumturie
që kuptoj kur përballem me sytë e tu.
Port,ku çlodhem nga dhimbjet
dhe nga vuajtjet.

Dora jote,që përkëdhel plagët
dhe ato shërohen.
Dashuria janë veshët që gjithmonë
janë gati të të dëgjojnë.

Janë buzët,që të këshillojnë
sepse duan të mirën time.
Dashuria pa egoizëm
që mes nesh ekziston.

Kjo është dashuria në sytë e mi.
Dhe unë?
Me fat që të njoha.
Pranë në udhëtimin e jetës,gjithmonë!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT