Rrugët të mbushura lule,
Këpucë të braktisura në baltë,
Buzët e kuqe i lau shiu,
Nën shpatullën e fortë nuk dëgjohet zë.
Këpucët e kuqe mbeten bosh,
Buzët dheu i nxiu,
Kënga mbeti në harkë,
Pa melodi dimrat ngrinë.
Ngrinë dhe zemrat nga një frikë,
Një gjumë që më nuk mund të bëhej,
Shpatull e fortë, nuk dëgjohet zë,
Edhe kur në qiell britma dëgjohet.
Dhe këpucët mbesin aty,
Buzët e qeshura nën lot kujtohen,
Zëri që nuk dëgjohet me kohë,
Koha e bën shpesh të dëgjohet.
Dhe rrugët me lule prapë do të mbulohen,
Dhe këpucë do të ecin mbi to,
Uroj bosh të mos shikohen,
Nga shpatullat që mbyten në zë.
