BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Moj shega në pemë

Arjana Fetahu Gaba-Moj shega në pemë

Moj shega në pemë,
E ëmbla si mjaltë,
Dhe po s’të arrita,
Do të ngjitem lartë.

Do të ngjitem lartë,
Dhe pse je në majë,
Dhe në u rrëzova,
Dreqi të më hajë.

Dreqi të më hajë,
Në s’qofsha I zoti,
Ti duhesh këputur,
Se po vjen I ftohti.

Se po vjen I ftohti,
Më thahesh në degë,
Po vdes nga zilia,
Moj e ëmbla shegë.

Moj e ëmbla shegë,
Moj faqe lëmuar,
Kur do të këput,
O me këto duar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT