Pushtuesit .….
Ti që sot po sjell
shkatërrim,
e t’gjithë botën
ke zemëruar.
Ti që sot je bërë
tërbim,
një copë tokë për ta
zotëruar.
Dil prej ferrit ku po
digjesh,
dil prej t’merrit që
t’shtrëngon
Mos u bën shok i
Mallkimit,
se një ditë ai të
gëllabëron.
Sot po t’duket vetja
zot!
sa si ti historia ka parë,
që i kanë dhanë vehtes
pushtet,
por janë zhdukur pa
kurrgja.