BallinaVitrina e libritMimoza Leskaj-Alo?

Mimoza Leskaj-Alo?

Në vargje poezie, dhjetëra grimca iluzioni,
lakohen syve.
Shpesh vetëm disa shkronja të vogla çmendur nga jeta.
Në humbëtirën e shpirtit pickimet shtohen,
marin një lloj forme dhe bëhen të vërteta.

Alo? Alo?
Heshtje.
Kësaj here fija e gjatë e telefonit,shkurtoi gjithçka!

E rremë koha, të rremë njerëzit, i rremë telefoni;
Një e vërtetë e shenjtë mbeti poezia.
E vetmja që mbijetoi mes hipokrizisë së pabesë,
teksa lëkundet hera – herës si një këmbanë e trishtë.

Alo?
Ah … Ndjesë!
Lapsus në iIuzionin e një çasti ( ndoshta i rremë dhe ai)
ndërsa grindem rreshtave të poezisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT