Ti, gjethe
e vyshkun prej dimrit të ftohtë,
e ngrirë në heshtje,
e shkrirë e në maraz,
me shpirtin e thyer
po ende të gjallë,
me degët e kohës mbetesh pezull.
Gjethe e zverdhun,
e shkelun me hapat e kohës
gjysma e çarë,
gjysma e kalbur,
me plagët që era s’i mori dot.
E prapë,
me atë ngjyrën tënde të artë,
fsheh atë diellin e shuar
që na verbon , me dritën e zjarrtë.
