BallinaSportUEFA vendos për fatin e Shqipërisë në Europian, gjithçka vuloset përfundimisht të...

UEFA vendos për fatin e Shqipërisë në Europian, gjithçka vuloset përfundimisht të dielën!

E diela mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Kombëtares shqiptare në rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2028. Përballja ndaj Bjellorusisë nuk do të përcaktojë vetëm fituesin e Grupit C1 në Ligën e Kombeve, por do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në pozicionin e Shqipërisë për shortin e kualifikueseve të Europianit.

Kuqezinjve u mjafton një barazim në ndeshjen e 15 nëntorit ndaj Bjellorusisë, e cila do të zhvillohet në Budapest, për ta përfunduar grupin në vendin e parë. Një rezultat i tillë do t’i siguronte Shqipërisë edhe pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve, duke i dhënë një mundësi shtesë në garën për kualifikimin në Euro 2028.

VAZ0JA E TRETË, OBJEKTIVI I SHQIPËRISË

Rëndësia e vendit të parë në Grupin C1 shkon përtej Ligës së Kombeve. Nëse Shqipëria arrin ta ruajë kreun, do të sigurojë automatikisht vendosjen në vazon e tretë për shortin e grupeve kualifikuese të Kampionatit Evropian 2028.

Kjo do të ishte një arritje e rëndësishme për kuqezinjtë, pasi pozicionimi në vazon e tretë do të ndikonte në ndarjen e kundërshtarëve për rrugëtimin drejt Europianit.

Në anën tjetër, një fitore e Bjellorusisë do ta ndryshonte plotësisht situatën. Ky rezultat do të bënte që Shqipëria të përfundonte në vazon e katërt, duke humbur kështu mundësinë për të qenë në vazon e tretë.

SHQIPËRIA ME 63% MUNDËSI, BJELLORUSIA NË KËRKIM TË FITORES

Sipas përllogaritjeve të publikuara, Shqipëria ka 63 për qind mundësi për ta siguruar vendin në vazon e tretë, ndërsa Bjellorusia ka 37 për qind shanse.

Për bjellorusët, skenari është i qartë: u nevojitet vetëm fitorja për të përmbysur situatën. Shqipërisë, ndërkohë, i mjafton të mos humbasë për të ruajtur pozicionin e saj.

Përballja e 15 nëntorit në Budapest pritet të jetë vendimtare për kuqezinjtë, të cilët kanë në duart e tyre mundësinë për të mbyllur me sukses Grupin C1 dhe për të siguruar një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Euro 2028.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT