BallinaVitrina e libritAriel Bella-NË PRAGUN E QERPIKËVE

Ariel Bella-NË PRAGUN E QERPIKËVE

Lot dashurie më ranë në këtë botë,
jo nga dhimbja e humbjes,
por nga bukuria e madhe e të ndjerit;
ka çaste kur zemra mbushet aq shumë me dritë e mirësi,
saqë e vetmja gjuhë që di të flasë janë sytë…
•
E nëse do të mundje t’i lexoje, do të gjeje aty emrin tënd,
do të shikoje çdo nuancë që ata reflektojnë
e do të thoje:
«Sa bukur jam vizatuar unë!»
•
Nëse në pragun e qerpikëve do të uleshe e të shihje brenda tyre,
do të mbeteshe veç duke i parë —
sepse do të shihje shpirtin tim tek të mbante në përqafim,
aty, në atë shikim…
•
Lot dashurie vërtet më ranë në këtë botë!
Por kur i shkelin me këmbë, atëherë kupton se këta lot nuk ia vlejnë…
E kupton se më mirë të mos i kishe derdhur kurrë,
por t’i lije të mbyteshin në pellgun e syve!

Frymezuar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT