BallinaVitrina e libritDrita Rubjeka Zeneli-FOLEJA E MALLIT

Drita Rubjeka Zeneli-FOLEJA E MALLIT

Dhimbja na rri ulur në kraharor,
Duket se ka ngritur një fole të re,
Bëhet një me fluturën që sillet në sallon,
Krahët shtrin në poltronin ku ti mungon…

Endet pa zë, librin prek mbi komodinë,
Në fletën e palosur ndalet sikur pret,
Të të kundrojë teksa rinis leximin,
Tashmë diku larg, në hapat pa kthim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT