BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-NDRYSHK!

Rudina Muharremi Beja-NDRYSHK!

Çirret rëra pareshtur.
Plugje të hekurt kanë gjithmonë uri-etje
e duar të padukshme
ujdisin netëve dantellat e deteve,
ndërsa mokra e sëmurë,
bluan pa pushim bollgur…

Gërxhe, brigje pa fotosinteza,
shpalosur në pergamena si trofe me vlera
Ndërkohë pikëllimi tej thellon hone,
mjerimin gremis morisë së turmës
e territ që bie,
mbi shpinë i hedh një mal harresë…

Ka ftohtë një nënë,
sëpatën – oborrit e ha ndryshku
Ka ikur biri.
Një fëmijë ka uri.
Mjekërdridhur mezi mban një lot
që varet kërcënueshëm e më tremb
me ca sy që shpojnë,
ndizen, e lypin dije…

Njerëzia …?
Ah, njerëzit…!

Vëmendshëm vrojtojnë erën
nga të kthejnë gunën.

Fali Zot, nuk dinë ç’bëjnë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT