BallinaVitrina e libritMarigona Zekaj-DO DOJA TË ISHA

Marigona Zekaj-DO DOJA TË ISHA

Varg i shkruar në letër
Fjalë të mos nxjerr nga goja
Të hesht ashtu, pa zë
Edhe kur diçka s’do të doja.

Do doja të isha erë
Të marr çdo ligësi
Ta bartja larg me vete
Që të mos më flasë më njeri.

Do doja të isha shi
Me qetësinë e tij
Të sjell të ftohtë e prapë
Të fal dashuri

Do doja të isha stinë
Të ndryshoja çdo vit
Të mos kem afër pabesinë
Por gjethe me vesë e shpirtë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT