BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Në ç’vit jemi?

Barie Çupi-Në ç’vit jemi?

Nuk është gjë e vogël,
të arrish këtë turmë,
t’i shohësh në sy,
të jetosh një ditë si ata.
…
shekuj më parë i pata kërkuar njëherë,
u pata thirr e pata ndenjur me ta,
u pata qesh,
u pata qarë ndër këmbë,
i pata mbath e vesh,
e i mësova të ëndërronin.
…
liritë nuk janë zbatica,
as vdekjet kot papritë,
sot desha t’ua kthej prapë,
dhe t’ua besoj se kanë me ia arritë.
…
një sy prek një shpirt,
një dritë hap një tjetër udhë,
një hap rrokullis qindra frikëra,
një moral kërkon shpëtim,
mos vallë janë,
lëvizjet e fatit për atdheun tim?
…
deri në të fundit derë,
kishin rezervuar durimin,
ndërsa kllounët me veshje policësh ,
si paraardhësit e tyre,
ekzekutonin dëshpërimin.
…
në tokë u derdhën trupa njomcakësh,
me keqardhje të hidhur bërtita,
zëri im,
sikur me u përplas mbi acar,
s’di nga t’ia mbaj,
s’di si t’i shpëtoj,
mbi to një barbar,
më keq,
sa keq,
pesha e kohës më vuri në duel,
plumbat ia shqyen damarët-copë,
një të riu.

Në ç’vit jemi?
Nga edhën këta armiq?
Në vrapimet e tyre u mundova të gjej ndonjë fjalë,
a janë këta realë?
…
u dobësova,
m’u morën mendtë,
këngët,
lavditë,
edhe vdekjen e kam timen.
…
mendojeni vetë.
…
të qëndroj,
a të hyj në ndonjë skutë,
pas shpine një goditje më erdhi me vrull,
dhimbja që pata në zemër
m’u ngjesh kudo në trup,
u ktheva,
fëmijët ngado ndiqeshin si mish për top.
…
mes përkuljesh,
ca të shara më kishin rënë padashje përtokë.
…
të gjithë luftëtarë amatorë,
e pazakontë,
ora biologjike u plasarit,
derdhi lot,
ndërsa e drejta mërmëriste,
mund të m’i përgjakësh rrugët,
por udhëtimin s’ma ndal dot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT