Nëntor i lagësht nëntor,
ngelëm me çadër në dor’
shpesh dit na mbyt me shi,
ajrin plot me lagështi!
Rrobat mbeten pa tharë,
i lëmë gjithë kohën varë,
çadrat kudo i harrojmë ,
nëpër vendet që shkojmë!
Gripi kudo na ndjek,
vjen prap sapo osht hek,
shpesh me temperaturë,
sikur punojmë në furrë!
Por kohët me shi,
të sjellin nostalgji,
ëndërrime të zgjojnë,
për kohët që shkojnë!
Nga fundi i nëntorit,
kemi festat e përvjetorit,
festojmë për flamurë,
për çlirim dhe kulturë…
