BallinaVitrina e libritLindita Kurti Mema-Udha e dashurisë.

Lindita Kurti Mema-Udha e dashurisë.

O,sa bukur kur zemra bëhet pranverë,
kur një gjest i vogël vlen sa një jetë e tërë.
Kur lulet nuk janë thjesht aromë e ngjyrë,
por fjalë të pathëna që shpirtin ta mbushin dritë.

Le të shemben muret,le të dridhet kjo botë,
dashuria gjen udhë edhe përmes çdo loti.
Ajo nuk njeh pengesa,as kufij,as largësi,
se zemra kur dashuron,shpik vetë mrekulli.

E ajo, si mbretëreshë në fronin e blertë,
mbledh qiellin në prehër,me shpirtin e qeshur,
Se kur dikush të dhuron një kopsht me dashuri,
edhe muret bëhen qiell,edhe lotët poezi.

Dashuria e vërtetë nuk troket në dyer,
nuk kërkon leje,nuk njeh kufij…
Ajo çan mure, zbret nga qielli
dhe lulëzon aty ku shpirti ka nevojë për magji.

Dhe nëse bota pyet ç’është lumturia,
mos kërkoni në yje,as në madhështi.
Është ai çast kur dikush,pa thënë asnjë fjalë,
të hedh një qiell me lule dhe ti ndihesh perëndi.!

~ Lindita Kurti Mema ~

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT