BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Ku ke qenë, e vogla ime?

Arjana Fetahu Gaba-Ku ke qenë, e vogla ime?

Ku ke qenë, e vogla ime,
Që kaq orë më humbe?
Lulet e limonit, moj,
Të kanë rënë mbi supe.
​
Isha në qytet, moj nënë,
Të bleja një fustan,
Nuk po gjeja një të bukur,
Në asnjë dyqan.
​
Kush ta mori mendjen, moj?
Ke dhjetra fustanë,
Më vure merak, moj bijë,
T’u bëfsha kurban.
​
Moj nënë, rrugës më vonoi,
Më mbajti me fjalë,
Që një zog që më këndoi,
Ndaj erdha ngadalë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT