U bë kohë që më nuk shkruan,
Edhe zemrën në pranga mban,
Ah, e mjera, asht hutuar,
Strukur rri e nuk bëzan…
Ç’ke kështu, mor i uruar,
S’ke as lot e as gëzim?!
Ah, ta dish sa jam penduar,
Që tek ti gjeta strehim…
Ik, moj zemër, ik dhe ti,
Trupin tim më shumë vorfno,
S’bën dallim edhe nëse rri,
Ajo plagë nuk mbyllet, jo.
U bë kohë që më nuk shkruaj,
Nuk ndiej dhimbje, as gëzim,
E kam hak që tash të vuaj,
Nga dashnia të nxjerr mësim…
