JETOVA NEPER SHEKUJ BASHK ME GJAKUN TIM
Vetem nji dekade kalova
Nga gjysem shekulli jete
Por shekujt i jetova bashk me Ty
O populli im naiv e mendjelehte.
Une ju them se jetova me Pellazgun
Mendoj se Zeusin e pash me sy te mi
N’fron ulun ne Olimp ku Zotnat i perkuleshin
I kerkonin meshire per te tyne pabesi.
Akilin e Prijamin, Odhiseun e Penelopen
Heronjet e tjere pelazgjik m’duket se i takova.
Pirro Epirotin dhe t’ Madhin Aleksander
Me Ata n’per shekuj bashkjetova.
Dardanin e njofta, Ai ishte gjyshi im
Dhe Zotna e mbreten te tjere Ilir
Bardhylin, Gentin, Agronin e Teuten
Piratet e Liburnise gjithnji i kam n’kujtim.
Ushtar isha, pjese mburoje per Ty Atdhe
Here mbrenda mureve te Krujes krah Vrana Kontit
Gur rrokullisja e ujin e vale e hudhja mbi anmikun
Here luftetar, kalors i t’Madhit Gjergj Kastrioti.
Shigjeta dhe shpata goditnin ne trupin tim
Nuk mund ta prejshin e as ta shpojshin
Shpatat dhe shigjetat baheshin cope e grime
Trupi i mbeshtjellun ishte me celik.
Nji cerek shekulli Gjergji i Arbenise
Barikade e pathyeshme me ata pak ushtar
I theu turret pushtuesit te Anadollise
Sepse s’duronte pushtues Dheu i jone shqiptar.
Poezi nga Bardh Nengurra
