Profet nuk jam,
i etnisë së shëntorëve … profetit gjithësesi,
i arsyeshëm n´arsyen tonë
nuk kemi pse druajmë të kërkojmë
Kosova, kjo Dardania jonë
do t´jetë në NATO, Bashkimin Europian
aty e ka shkâmin
Ameriken e kemi n´krah .. n´zemër
Ne k´tu jemi
po punojmë që t´jemi aty
aty e kemi vendin
aty ku e humbëm rendin
Askush nuk është i tepërt, jemi edhe mangu
na duhen edhe më shumë
se që kemi e jemi
Perëndimi na ka një borxh
t´parët e nisëm rrugëtimin andej kah duhet
Pragen e harrueme e rikthyem me Pranverën e saj
rrugëve t´Prishtin´s
Haveli u ndje si n´shpi t´vet
E … borxhi duhet kthy, Europë,
të tha Kolosi … Njeriu i dy shekujve
i gjakut të Dishepujve
Eh, profecitë duan arsyeshmëri,
e pate Ti o Njeri
Poezi nga Mentor Thaqi