Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportKlopp largohet nga Liverpool në vitin 2024

Klopp largohet nga Liverpool në vitin 2024

Jurgen Klopp duket se nuk e ka ndërmend të vazhdoj kontratën e tij me Liverpool, e cila i skadon në vitin 2024, pasi që dje gjatë intervistës para ndeshjes me West Ham tregoj se në 2024 është koha të thotë ‘faleminderit

Trajneri gjerman i ‘The Reds’ i cili është duke kaluar momente fantastike me ekipin ka bërë të ditur se plani i tij për tu larguar nga Liverpool në 2024, nuk ka ndryshuar.

Ai tha: ”Plani është ende i njëjtë, asgjë nuk ka ndryshuar realisht. Nëse vendos të largohem në 2024, nuk ka të bëjë fare me cilësinë e skuadrës: ‘Zoti im, duhet t’i menaxhoj ata’ ose ‘O Zot, më mirë të ndaloj t’i menaxhoj ata’. Nuk ka lidhje me këtë”.

Klopp i cili me Liverpool në sezonin 2019/2020 arritën të fitojnë Premier Leaguen për herë të parë pas 30 viteve, ka deklaruar që plani i klubit është afatgjatë dhe janë duke punuar që të bëhet edhe më i mirë në të ardhmen.

Ndër të tjera ai shtoi: ”Gjithçka që bëjmë është për një afat të gjatë. Ky klub duhet të jetë edhe më i mirë, sidomos kur nuk jam më këtu dhe ky është plani, për këtë po punojmë. Nuk është aq e rëndësishme sa do të qëndroj, është shumë më e rëndësishme se çfarë do të bëjmë deri atëherë”.

54-vjeçari erdhi në ‘Anfield Road’ në tetor të 2015, nga ajo kohë ai ka arritur të fitoj pesë tituj me ‘The Reds’, ku më të rëndësishmit janë Uefa Champions League në 2019 dhe Premier League në 2020.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT