Thursday, June 19, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Taena Mata

Cikël poetik me poeten Taena Mata

STOP LUFTES !

Ti flet pa pushim e lëndon ca si tepër,

Miqtë të tolerojnë, po ti rrëmben shumë,

Lëviz pandërprerje, përdridhesh si gjarpër,

Çdokushi thotë, se ti zhdukesh pa gjurmë.

E pabesueshme, si mund të jetë e vërtetë,

A është kjo gjëja më e mirë që të shijon,

Dikur nën kontroll sikur ishe, tani ti po shkel

Mbi shtëpinë e tjetrit, qëllon, bombardon.

Nuk paske të ngopur, e pamundur të ndalesh,

I rrëmben të gjitha, e nuk ngopesh kurrë,

Dhe pse je në krye, aspak nuk kënaqesh,

Thyen premtim e ligje, pretendon je burrë.

Me pak s’mund të ngopesh, pa frikë e pranon,

Pabesisht shkel e vret njerëz të pafajshëm,

Kuçedër pusho zjarrin…! E drejta nuk vonon,

Hakmarrja e popujve do të djegë si ashkël.

Zogj të pafat…

Zogj që bien nga qielli e plandisen pa jetë mbi parajsën prej balte…

Kurrë më s’do të munden tē fluturojnë të lirë në qiellin e paskajshëm,

Me mijëra mbi tokën e Meksikës

njëherësh,

si një re e stërmadhe e zezë ranë…

të vdekur…

Shkenca dhe spekulimi…

Ndohtja e ambjentit e indiferentizmi…

Këta zogj shtegtar

emigruan nga Kanadaja e borës dhe dimrit,

pse nuk munden të durojnë të ftohtit,

Diellin duan dhe dritën,

Por të gjithë njëherësh gjetën vdekjen.

Me mijëra syresh

U helmuan nga gazet toksike,

Gazet toksike të shkencës e spekullimit,

Të supersuper fitimit,

në ajrin behar të Meksikës…

Ç’po ndodh kështu me ne njerëzit…!?

Ankth i nënës…

Era frynte e marrë atë natë,

E shiu binte me rrëmbim

Ajo me foshnjen në krahë,

Ecte në udhën pa kthim.

Papritur vrullin e uli,

Ndali, e sytë lart i çoi,

Boll ma lëndove shpirtin,

E lodhur sa s’ka, jam o Zot.

Si foli, kokën leht’ e ktheu,

Hijet e zeza pas e ndiqnin,

Shtrëngoi fort foshnjen në gji,

Dhe lotët faqeve i rridhnin.

Aspak nuk i dhimbsej vetja,

për birin shtiza shpirtit i hynin,

Ecte e gjora në natën e errët,

E lotët i plekseshin me shiun.

Befas një yll ndriti në qiell,

Një portë para saj u çel,

Hyri dhe me forcë e mbylli,

Dhe u ul me birin në prehër.

I vogli flinte i qetë, ndërsa

Ajo gulçonte e tmerruar,

Papritur, hapi sytë e pa, sa

Mirë… ishte duke ëndërruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT