Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritE diela poetike me poetin Xhahid Bushati

E diela poetike me poetin Xhahid Bushati

Kur nata vjen (si çdo natë)

ti afrohesh më shumë…

Të lutem, të lutem mos ik,

o ëndërr e pafund!

O ëndërr, o ëndërr mos ik

dhe pse në dritare rri hëna,

o natë, o natë mos ik

kam fjalë të pathëna!

Edhe kur je afër, edhe kur je larg,

edhe kur më merr në telefon…

fjalën ‘Të puth’ nuk e harron një herë…

Më ke dhuruar një lulishte plot lule

ku shetis e mbush shpirtin me t’kandshmet erë!

Çdo lule – premtim e kujtime,

çdo lule, ku Ti dhe Unë

dashurinë dhe mallin

shumëfishojnë ‘me shumë’.

Bir, o bir

mos ia trazo gjumin flokut të bardhë!..

Diku në një theqafje, në një rrëpirë mali

rënkon moti…

*

Bir, o bir…

… mos ia trazo syrin përvujtnisë së plakut!..

Diku lëvizin rrënjët e një miti e një legjende…

Qielli humb yjet e lëshon retë për t’i gjetur…,

derisa syri bëhet rrahje zemre…

*

Bir, o bir…

Pëshpërimën e fundit e kam rujtur për ty,

edhe shpirtin si frymëmarrje për ty e kam rujtur,

edhe puthjen si rizgjim bardhësie… edhe flokun e bardhë…

Më shfaqesh, papritur, në ag,

syri im ndrit si qiell shprese,

sikur pendohesh, ikën me vrap,

fshihesh te lulja me pika vese.

Mos bëhet ëndërr kjo pikë e vesës

dhe si ylberi humbet e shfaqesh…

një vjollce i jep ngjyrën e shpresës,

e lë pas një aromë manushaqesh.

Më shfaqesh në muzg, papritur

si nimfë, shtojzovalle e kërkuar…

Ti shfaqesh, tashmë, e rritur…,

kur nuk shfaqesh je hënë e vonuar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT