Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritMOJ E BUKURA E DHEUT

MOJ E BUKURA E DHEUT

Sa shumë gëzim, kishje ti,

Kur të shihnin, duke qeshur,

Të binin rrezet, përmbi gji,

Ndrinte gjoksi, llërët përveshur…

I bukuri gji, si hënë më ngjanë,

Në zemër gjaku, më shpërtheu,

Më poshtë gjirit, kishje nishan,

Ma trego, moj e bukura e dheut. !

Atë nishan, si një kokërr thane,

Që ty askush, nuk ta ka parë,

Vetëm jot t’ëmë, moj sy bajame,

Asaj me shumë, i paske ngjarë…

Por duke qeshur, e jotja buzë,

S’po e kuptoj, ç’po ngjet me mua,

Se s’po më le, e shkreta muzë,

Të thurë vargje, për buzët e tua…

Më zbret vështrimi, përmbi gji,

Dhe mengadalë, më poshtë e nis,

Por si gërshet, ty floku te rri,

Dhe lehtë të tundet, përmbi sisë…

Eh…c’më dogje, ti moj lanete,

Me gjirin tënd, që zjarrin mbanë,

Por do ta gjej, armën sekrete,

Që mbanë fshehur, nën fustan…

Thellë në shpirt, del një psherëtimë,

Si një vullkan, që flakë shpërthen,

Mbi gjirin tënd, sytë me rrinë,

Dhe një dëshirë, për ty më vjen…

Por kjo dëshirë, në shpirt dot s’rri,

Se gjoksin tim, ma shpertheu,

Më vjen si re, dhe derdhet si shi,

Për buzën tënde, e bukura e dheut.

Poezi nga Petro L. Sotta

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT