Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritÇMALLJA ME GERIÇECIN

ÇMALLJA ME GERIÇECIN

U çmalla me vendlindjen në Geriçec

Në lumin e Llanishtit shijova flladin e malit

Simfoninë e bilbilave, te kroi, ujin e sertë

Harlisjen e ketrave, mullirin e babait !

Portat e Gjytetit ilir m’ u hapën pa përtesë

Kaptova brinjave të rrugës ” Via Egnatia”

Përpara shpella e bacë Misinit në kthesë

Dimri i sertë’56, rrugët e Anadollit si lubia.

Këmbëkryq më pritën Urtakët e Oxhakut

Baba Dyl, Daut Zeka,Baca Halit, Ramë Bllaca,

Si dikur në Kuvend kur bënin pleqni të serta.

Plagët kur i mjekonin, zjarr të mos bëhej gaca.

Përpara më doli qëndresa e Kadri Bebes

Imer Devetaku,Komandant Gurit.

Me vjersha më qerasi Mësuesi Fazli Greiçeci

Epika për Fisin,Gjuhën, m’ u shpalos si Flamuri.

Atin e mallëngjimeve e shalova fushave

Qeve të zgjedhës iu prina në arë

Grigjen e deleve; qengjat i gudulisa gushave.

Prushin e fëmijërisë e shprusha në tangar.

Shijova fërshëllimën e ciflave të gurit, rrasat

Nusen në kalë, dasmat në Odën e fshatit.

Erën kur luante furishëm me dërrasat

Vekun e vajzave, tëpinin, tinarin e djathit.

Me rrëke lotësh u çmalla me lisa

Jam degë juaja, me përgjërim, iu thashë

Falje iu kërkova pemëve me sytha

Prapa vesën e luleve, kur e lashë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT