Më bëjnë pyetje:
pse flet shpejt…?
Sepse nuk kam kohë të mendoj
për ndonjë trillim…
E pse ec shpejt?
Sepse kam shumë punë
që më presin…
E pse je me nerva…?
Sepse askush nuk më foli ëmbël…
Po pse shan?
Më mirë të shaj,
se sa të mallkoj…
Pse je aq e ashpër?
Nuk kam lindur e tillë,
por jeta më bëri të ashpër
dhe të vështirë…
Më pyesin: çka kërkon…?
Eh… unë jam pa kërkesa,
veç ju them: ma lironi rrugën,
më lini të qetë
në këtë copëz të quajtur JETË…!
