Kiev
Këtë mëngjes pranvere,
Të qeshësh dhe të qash është njësoj
Njerëzit nuk kanë më fytyrë,i ka ikë…
Fëmijëve, të ardhshmit jetimë, u marrin prindët
Ushtarë, të kësaj lufte makabre
Të rrufeshme,nga dje ne sot
Baballarë heronj,dashje padashje,
Sepse, jo të gjithë e duan këtë, besomë.
Këtë mëngjes pranvere
Bie borë, vetëm manushaqet buzëqeshin
As dielli njerëzit s’po i ngroh,
Tablo e errët lufte, ekspozitë lotësh të gjallësh
Mbi gjymtyrë të vdekurish,përzier mes kundërshtarësh
Loti me gjakun,në simbiozë.
Këtë mëngjes pranvere
Armiku, është afër pushtimit tënd ,Kiev
Në barrikada,nga plumbat shpohen Gavroshë
Raketat ruse kërcënojnë,
dhe kjo është një lojë lufte të çmendurish, që Botën rrezikojnë..
Gjueti ujqërish
Tablo dimri , borë që mbulon gjunjët
Gjurmë gjahtarësh, për gjueti ujqërish
Fshati qetësi nuk ka
Ulërima e kuisje pyllit nëpër natë.
Çirren ujqërit, pa gjumë i lënë , pa ëndrra
Fshati shuan e ndez llamba.
Tymin nxjerr tyta nëpër terr, ujku u vra
Njerëzia fjetën, ëndërruan, ëndrra pa ujqër,
Qetësi kish rënë, dita erdhi-iku, prapë natë
Ulërima ujqërish prapë…
Njëqind vjet vetmi
Ajo është sharm, është shishe verë
Dalë nga harresa e kaveve të errëta të vreshtave
Njëqind vjet vetmi,njëqind vjet mbytur nga pluhurat,
E harresës, apo ruajtur si vlerë e shenjtëruar
Për t’i shtuar aromën, ndjelljen magjike
Me etiketën e kushedi ç’Château mbuluar
Mos ndjente ftohtë, shët ,mos zgjohej
As në vitin e dhjetë, as njëzetë,as,as,as,
Por në vitin e saj të njëqindtë.
Ky ishte fati i paracaktuar, si në përrallat e Andersen
Si në librin e Markez
Një gotë verë nga psalmi i Krishtit.
Oh, lëreni të shkriqet si pas një gjumi
Të shkundet nga ëndrrat, jo të ëndërroj përsëri, jo ju lutem
Kur ju gotën e ktheni me fund, dhe thoni:
Hëm,- Verë e mirë!
Shenjtërohet kantinave të vjetra
Harliset, u buzëqesh gotave të kristalta
Duke i trokitur për jetën,për dashuritë
Mëkatarja verë, që veten e jep në sakrificë
Si gjakun e Jezusit në gotë për ta pirë…
E ç’luks qenka ky zgjim, pas njëqind vjet vetmi?!