Prekmë !
me nuaca drithërimash.
Më pëshpërit në mëndje
Përballu me pritjen time
Mermë përtej limiteve
Mësomë të fluturoj përtej frikës .
Fryu flakëve brenda meje ,
lëri të digjen ,
të bëhet flaka më e madhe
Të vij e plotë
dhe të na djegë
Hapma mendjen
me fjalët e tua magjike
Zbërthemë në kopsat
e padukshme që vetëm
ti i sheh .
Kopsat e shpirtit që pret .
Shihmë tek ndjej emocionet
Lulzoma lëkurën dëshirash,
e ndjenjash
brenda tyre me mua vallzo
Mendova…
Unë mendova ,
të doja me ngjyra.
Te isha trëndafil i kuq
që shtron petalesh
udhen tënde,
ose bluja drithëruese
e qiellit të shpirtit tënd
Por jo, unë bëhem fllad
e të perkedhel nga do..
Kjo është Shqiperia…
Koha e heronjve ka kaluar
Lulet lulezojnë tē penduara
Arritjet e baballarëve
janë të pashpresa
Mamate jetojnë
dhe pas vdekjes
Fëmijet në pritje
Politikanët lulezojnë
e shpërthejnë
Shpresat shkatërrohen
Fasada në majat më të larta
Èndërr….
Në ëndërrën time
u shfaq një lundërtar
në detin e natës,
nuk dinte ku shkonte..
Pikat e shiut numuronte
e jo yjet që shuheshin..
Dhe një grua në ëndërr
ja behu .
Ajo mblidhte diamante,
se kuptova ,
ç’diamante ishin,
por ato nuk ishin
kujtimet e saj .
Pashë një zog
tek fluturonte mes reve.
ai ishte i verbër
por nuk ishte i humbur..
Ai zog provonte
të kujtonte gjëra që kurrë
si kishte pare..
e këndonte këngë
të pakënduara ndonjëherë
Dhe një buzëqeshje pranvere,
me fytyra lulesh
zuri vënd në ëndërrën time