Krejt kodrat e krejt malet,
Krejt liqenet i kam shkelur,
Nëpër stuhitë e ftohta,
Ty, vetëm ty të kam kërkuar.
Nuk të gjeta në asnjë vend,
As në male, as në liqene.
Ku ke humbur gjithë këtë kohë?
Asnjë vend s’e kam lënë pa prekur.
E kur të kap në krahët e mi,
Kur të shtrëngoj fort në gji,
Të gjitha malet do të digjen,
Liqenet do të marrin zjarr në shi.
Mos hajde po s’deshe, mos u kthe,
Se unë pa të gjetur s’ndalem kurrë,
Edhe në fund të botës po të shkosh,
Hapat e mi do t’i ndiesh çdo ditë.
Piskama do të jehojë nëpër çdo cep,
Zëri im do të zgjojë nga gjumi çdo re.
Në ato pyje ku të kërkova me shpirt,
Në ato liqene të kaltra
Do të mbesin gjurmë të mëdha.
Se shpirti im është det pa fund,
Vullkan që s’fiket kurrë-kurrë.
Zjarri im do të djegë çdo pengesë,
Që digjet e digjet vetëm për ty!
Për ty!
Për ty!
