BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-ÇLIROMANI NËNËN SHQIPËRI

Bukurie Bucpapaj-ÇLIROMANI NËNËN SHQIPËRI

Sonte kërkoj ëngjëjt
të bekojnë shqipërinë
e keqja ka zënë vend,
kemi humbur njerëzinë.

E lutje zotit të gjithësisë
pandal i bëj me shpresë,
ti ke forcë ndaj ligësisë,
ndale satanin e pabesë.

O ati ynë botën krijove ti,
me bekime e plot begati,
Shqipërinë stolise me nure
dreqër po e hanë n’pabesi.

Jetë fale,vdekje po ashtu,
asgjë nuk marrim me vete,
gjithçka , do ta lëmë këtu.

Përse o populli im i lashtë!
m’je kaq i përvuajtur se di,
Mblidhuni njëherë bashkë
e ma çlironi nënë shqipëri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT