BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-RRËKE AROMASH

Albina Ceka-RRËKE AROMASH

Reklamo shijen, erën që ke,
ndaje aromën me lulet e tjera.
Aty vërtetohet përse ke le,
aty petalet nuk t’i merr era.

Ulu kambëkryq me gjethet që kan ra,
dhuroju atyne dhe pikën e fundit.
Ke me ringjallë dhe shijet e vjetra,
rrëke aromash kanë me vozitë lumit.

Ruaj dhe petalet që ke përbri,
se era mundet me t’shkundë dhe ty.
Lulet kanë me t’u kthye ferrë në sy,
veç aromë gjaku ke me ndi…

Mos e mbajë veten lulja e vetme,
se petale lulet kanë gjithsesi.
Dikur ke me u kthye edhe ti pleh,
rrëke erënash kanë me të përfshi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT