BallinaVitrina e libritAlma Gjelaj Shkoza-Në ëndrrat e tua

Alma Gjelaj Shkoza-Në ëndrrat e tua

Pas zërit tënd të ëmbël
Në ëndrrat e tua shëtita
Nga ajo botë e errët
E ëndrrave të zgjova..

Në zemrën time të strehova
Nga lagështia e vesës të largova
Nën lëkurën time të mbulova
Me shpirt dhe zemër të përqafova..

Pas ëndrrave të tua u dashurova
Në krahërorin tënd imagjinoja
Aty ku dashuria lind në ëndërr
Aty ku përqafimi bëhet i ëmbël..

Je engjëlli im e zemër fisnik
Se vetëm ty të kam mik
Se ti je loti im i vetëm besnik
N’universin tim je gjithmon unik..

Me shpirt e zemër veç ty të kam mik
Se ti je ylli im e me ty mgrihem në agim
Se ty të dua papushim
Se bukur në ëndrrat e tua shëtis..

Për të pritur dritën e hënës mos met besdis
Në këto vargje me ty shëtis
Në altar të kishës letë bekohet
Dashuria e çiltër letë përjetohet..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT