BallinaSportAmorim: Vështirësitë te Manchester United më bënë trajner më të mirë

Amorim: Vështirësitë te Manchester United më bënë trajner më të mirë

Ruben Amorim ka thënë se periudha e vështirë te Manchester United e ka ndihmuar të përmirësohet si trajner, ndërsa ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij te Milan.

Trajneri portugez ka mbajtur konferencën e parë për media pas marrjes së drejtimit të klubit italian dhe ka folur për gabimet e tij në Manchester, por edhe për entuziazmin që ndjen për projektin e ri në Milano.

“Që nga biseda jonë e parë, e ndjeva se ky ishte vendi i duhur për mua sa i përket vlerave. Besoj në këtë projekt”, ka thënë Amorim.

Ai ka shtuar se ambienti te Milan i ka dhënë ndjesinë sikur është në shtëpi dhe ka premtuar se do të mësojë gjuhën italiane sa më shpejt, si shenjë respekti për tifozët.

“Gabimet që kam bërë në të kaluarën më kanë bërë një trajner më të mirë”, është shprehur dyzet e një vjeçari, duke iu referuar periudhës së tij te Manchester United.

Amorim ka folur edhe për planet e tij te Milan dhe për përforcimet që klubi po synon. Ai ka vlerësuar transferimin e mundshëm të Gonçalo Ramos nga Paris Saint-Germain, duke e cilësuar sulmuesin portugez si një lojtar që përshtatet me filozofinë e re të skuadrës.

“Ramos është një sulmues i nivelit të lartë. Goli i tij në Kupën e Botës ishte i jashtëzakonshëm. Ai është pikërisht lloji i lojtarit që përshtatet me ekipin që duam të ndërtojmë”, ka thënë Amorim.

Trajneri portugez ka insistuar se dëshiron që veterani kroat Luka Modric të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.

“Ne duam që Modric të qëndrojë. Kam folur tashmë me të dhe për mua ai mbetet një pikë referimi e rëndësishme”, ka deklaruar Amorim./Rtk live/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT