BallinaKulturë"Rrugët e Lirisë" – Zëri i së vërtetës historike

“Rrugët e Lirisë” – Zëri i së vërtetës historike

“Rrugët e Lirisë” është një serial i jashtëzakonshëm që pasqyron me realizëm vuajtjet e shqiptarëve gjatë kohës së okupimit serb: rrahjet, vrasjet, keqtrajtimet e familjeve shqiptare, burgosjet dhe shumë ngjarje të tjera të dhimbshme të asaj periudhe.

Produksioni Donjeta meriton vlerësimet më të larta për sjelljen e një seriali që vërtet i ka munguar Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare. Ky projekt është një kontribut i çmuar në ruajtjen dhe përcjelljen e kujtesës historike përmes artit.

Çdo episod e bën këtë serial edhe më interesant, duke mbajtur të lidhur publikun me ngjarjet dhe personazhet.

I urojmë Produksionit Donjeta, producentit Jeton Gjinovci, vëllezërve të tij, aktorëve dhe gjithë stafit të mrekullueshëm suksese të panumërta në rrugëtimin e tyre artistik.

Urojmë që të mos ndalen me kaq, por të vazhdojnë të sjellin projekte cilësore që pasqyrojnë historinë, kulturën dhe vlerat tona kombëtare.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT