BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-PËRTEJ LARGËSISË

Elvira Zeneli-PËRTEJ LARGËSISË

Prej largësisë ku je,
do mësosh të më dëgjosh,
jo me vesh,
por me zemrën që s’di të gënjejë;
mes zhurmës së botës,
zërin tim do ta kërkosh,
dhe brenda vetes rrugën që të sjell tek unë do ta gjesh.

Një oqean i tërë na shtrihet përmbi gjurmë,
male e fusha humbin në mjegullën e largët;
por dashuria s’pyet për hapësira dhe kufij,
ajo ndërton ura aty ku bota ngre mure.

Kur sytë t’i kthesh nga bregu ku unë të pres,
largësia do të bëhet vetëm një kujtim;
se zemrat që e njohin njëra-tjetrën në heshtje,
e gjejnë gjithmonë rrugën për t’u kthyer në përqafim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT