BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Sa më do pse nuk ma thua

Arjana Fetahu Gaba-Sa më do pse nuk ma thua

Sa më do, pse nuk ma thua,
Këtu asnjëri s’na dëgjon,
Deri dje thërrisje sa një diell të dua,
Sot sytë e mi perëndon.

Një grua vdes ta dëgjojë sa e do,
Dhe pa bërë zë mund të ma thuash,
Se gjë tjetër është të të duan,
Dhe tjetër gjë është të duash,

Dhe unë kam frikë se të dua më shumë,
Do të qe më mirë e kundërta e saj,
Nuk di a është më mirë të jesh një lumë,
Apo shtrat që lumin të mbaj.

Megjithatë mos nxito të më puthësh,
Mbi buzë ke mjaft kohë që të rrish,
Unë iki kur dielli të fshihet pas drurësh,
Dhe vij kur malli të grish.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT