Gjuhë të perëndisë,
shpërndarë nëpër sinore,
e praruar mes tyre,
e bukura gjuh’ arbërore.
Fëmijë të prindërve në mërgim,
në gjuhë të huaj ligjërojnë,
me gjuhën e nënës shpirtëroren,
mundimshëm e thonë.
Me vështrim shpesh lutës,
prindërve u drejtohen,
kërkojnë fjalët e duhura,
pafajësisë trishtohen.
E ëmbla gjuh’ e nënës,
veç një mrekulli, në flakë qirinjsh,
kohëve të hershme ndriçoi,
e ngjizur për përjetësi.
Në vendin e të parëve,
sa shumë dhembshuri,
fringëllon aty gjuh’ e zemrës,
këngëzon me dlirësi.
Epoka ndër shekuj,
mëvetësisë gjalluan,
gjenetik’ e shpirtërores,
në gjuhë të nënës trashëguar.
