BallinaVitrina e libritAvni Neziri-TUNGJATËJETA LEZHË

Avni Neziri-TUNGJATËJETA LEZHË

Mirëmëngjesi, Lezhë
Mërgata paksa u rrënqeth
edhe iku për në Theth
dikush për n‘Shkodrën Loqe
për festë lulesh
apo për lojë me k‘rroqe?

Ne jemi mësuar
por kurrën e kurrës
nuk jemi pajtuar
për veprim të menduar
për të mos u rrëzuar
kokën mbajmë në duar

At Gjergj Fishta në bronz
Gëzuar o Lahuta e Malësisë
me bekimin e zotit
në datën e lindjes së Kastriotit
bija e bij nga Mërgata
duan bashkuar, trojet e Arbërisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT