Tuesday, April 14, 2026
BallinaLajmeBanda shqiptare dënohet me rreth 40 vite burgim për 59 grabitje në...

Banda shqiptare dënohet me rreth 40 vite burgim për 59 grabitje në Britani me vlerë mbi 1 milion funte

Anëtarë të një bande kriminale shqiptare janë dënuar me burg pasi vodhën sende me vlerë mbi 1 milion funte në dhjetëra grabitje. Policia britanike tha se ata “mburreshin” për krimet e tyre dhe “ndanin imazhe të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”, si ora dhe çanta të markave të njohura.

Pamjet e kamerave të sigurisë (CCTV) i shfaqën ata duke tërhequr një kasafortë mbi një gardh kopshti gjatë një grabitjeje.

Policia e Derbyshire ka gjetur lidhjen e bandës në të paktën 59 grabitje në zona të ndryshme të Anglisë, përfshirë Derbyshire, Cheshire, Cleveland, Leicestershire, Nottinghamshire, Staffordshire, Warwickshire dhe West Mercia.

Vlera e sendeve të vjedhura vlerësohet mbi 1 milion paund. Një pjesë e tyre është rikuperuar, por shumica mendohet se është shitur.

Endrit Nikolli (27 vjeç), Kristian Gropcaj (30), George Pepa (31), Krisjian Dedndreaj (28) dhe Sidorjan Lleshi (26) pranuan fajësinë.

Në Gjykatën në Chester, Gropcaj u dënua me 10 vite burg, Pepa dhe Dedndreaj me nga 9 vite, ndërsa Lleshi me 10 vite e 9 muaj burg.

Për Nikollin vendimi do të merret më vonë.

Jade Tubb, një grua britanike 33-vjeçare, pranoi fajësinë për komplot për posedim të pasurisë kriminale dhe mori një dënim me 12 muaj burg (me kusht)./Reporteri./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT