Afrohen, largohen, si dritë që shuhet,
mbi mur të vjetër,
që nuk i fsheh plagët.
Duart e fëmijëve lanë gjurmë,
koha s’i lau, veç i thelloi, edhe me tepër.
Plasaritjet flasin më shumë se Ne,
Myku rritet aty ku heshtim.
Druri digjet, kërcet, rrëfen,
u dogj në luftë e në paqe, si Ne.
Në gotë rikthehet gjithçka që s’e themi,
E heshtja bëhet edhe më e rëndë.
Afrohesh në mjegull, largohesh në dritë,
dhe mbetesh i paarritshëm.
Nuk po presim kohën ton,
Nuk po presim as njëri-tjetrin
Por, po presim derisa të na dhembë më pak,
të na prekin më but në shpirt,
Plasaritjet që nuk heshtin, por flasin.
